Një grua në Itali ka gjetur një thesar të vërtetë mes rrobave të nënës së saj që kishte ndërruar jetë. Angela Vargas, nga Xhenova, po sistemonte rrobat e nënës së saj, që ishte ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare. Por mes tyre, mbështjellë në një një letër ka gjetur një shumë prej 37 milionë lireta. Megjithatë, gëzimi nuk ka zgjatur shumë. Pasi është paraqitur me to në bankë, ka marrë vesh se tashmë ato nuk vlenin asgjë.
Mbesa e së ndjerës i ka thënë “Corriere della Sera”-s se pas vdekjes së gjyshes kishin gjetur para të fshehura gjithandej nëpër shtëpi. Por kur janë paraqitur me to në bankë, zyrtarët u kanë thënë se afati për këmbimin e liretave me euro kishte përfunduar.
Ligji në Itali parashikon një periudhë 10-vjeçare për këmbimin e monedhës së vjetër me euro. Praktikisht, euroja ka hyrë në përdorim më 1 janar 2002 dhe ky afat ka përfunduar në vitin 2012.
Familja Vargas i është drejtuar gjykatës në lidhje me këtë rast. Nëse gjykata do të vendoste këmbimin e monedhës pas afatit ligjor, familjet italiane kanë rreth 4 miliard e 650 milionë lireta të ruajtura në shtëpi.



