Unioni i Këshillave Studentorë i ka dërguar një letër të hapur Ministrisë së Arsimit në kuadër të situatës alarmante të krijuar nga Covid-19.
Përmes kësaj leter, ata kërkojnë nga ministria zbatimin e dy pikave, pasi në këtë moment studentët dhe familjarët e tyre po përballen me një krizë financiare.
1. Pëgjysmimin e detyrimeve të tarifave të shkollimit për të gjithë studentët për vitin akademik 2019-2020.
2. Pëgjysmimin e detyrimeve të strehimit për studentët të cilët jetojnë në konvikte.




