Kthjellime dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për sot

Kthjellime dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas hershme, ku më të shpeshta vranësirat mbeten në zonat veriore dhe lindore atu ku gjatë mesditës nuk do të mungojnë reshjet e pakta të shiut.

Orët e vona të pasdites sjellin mbizotërim të kthjellimeve në republikën e Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale por edhe në vlerat maksimale ku mëngjesi shënon 14°C ndërsa termometri gjatë mesditës ngjitet në 33°C.

Era do fryjë mesatare por herë pas here forcohet me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Verior-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Vijon ndikimi i motit të kthjellët gjatë orëve të para të ditës, por duke ju afruar mesditës dhe kryesisht pasdites vranësirat zhvillohen duke sjellë shira të pakët e të izoluar. Mbrëmja sjell largim gradual të vranësirave, situatë e cila vijon edhe gjatë natës.

Maqedonia e Veriut

Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë kushtet e motit në republikën e MV, situatë e cila vijon deri pas mesditës.

Por orët e vona të pasdites zhvillojnë vranësirat lokale duke sjellë ndonjë shi të papërfillshëm. Orët e vona të mbrëmjes largojnë vranësirat duke ri-kthyer kthjellimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy