Në studion e MCN Informacion, Prek Molla, banor i Rrjollit, paralajmëroi një protestë kundër ndërtimit të resortit në fshatin e tij si dhe heqjen e gardhit që është vënë atje rreth truallit.
Molla tha se në resortin që po ndërtohet në Rrjoll është ortak edhe djali i liderit të PD-së.
Protesta është thirrur të shtunën, në orën 10:00, te resort “Blu Park”. Ju kërkoj të gjithë shqiptarëve, na ndihmoni. Është rrëzuar gardhi i Enver Hoxhës, mund të rrëzohet edhe ky i Rrjollit.
Kam kërkuar ndihmë nga të gjithë shqiptarët që të bashkohemi në mbrojtje të pronave nga oligarkët. SI PD edhe PS nuk e përmendin fare Rrjollin, sikur ne të ishim shqiptarë të Malit të Zi. Unë jam një nga 17 të ndaluarit në protestat e mëparshme, por ne do të përballemi me gardhin. Edi Rama ka ikur bashkë me Saliun. Djali i Saliut është ortak me Bashkim Ulaj.
Unë u them shqiptarëve që duan të blejnë tokë të mos e blejnë tokën e Rrjollit se nuk e gëzojnë. Nuk do ta gëzojnë kurrë pronën e të parëve tanë.



