Rama me kandidatët për kryetar bashkie: Me 30 qershor do të ngordhë politika e pengmarrjes (VIDEO)

Rama me kandidatët për kryetar bashkie: Me 30 qershor do të ngordhë politika e pengmarrjes (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama mbajti sot takim me 61 kandidatët për kryetar bashkie të zgjedhjeve të 30 qershorit. 

  "Zgjedhjet vendore do të mbahen më 30 qershor kjo është fjalia që sot deri në ditën e heshtjes elektorale do të thuhet të çdo kandidati dhe anëtari, makineri e pathyeshme elektorale. Fshat më fshat,qytet më qytet, ekran më ekran dhe faqe sociale faqe socile. Edhe atje ku nuk ka kandidatë do të ketë fushatë dhe fushatë të ngjeshur. Do të shpenzojmë të gjitha energjitë  tona. Objektivi ynë të jetë jo thjesht të fitojmë bashkinë por të realizojmë kontaktin më të madh me njerëzit. Kjo do të jetë një betejë për të fituar zemrën e mendjen në luftë me të shkuarën.", tha Rama. 

Kryeministri Rama u shpreh se 30 qershori nuk është një datë e zakonshme si të tjerat, por është një datë e caktuar nga Kushtetuta që populli të dëgjojë ofertat e partive politike.

Sipas tij për shkak të largimit të opozitës nga ballafaqimi me humbjen e radhës, në një pjesë të bashkive nuk do të ketë më shumë se sa një kandidat. Rama tha se më 30 qershor do të ngordhë politika e pengmarrjes. 

 “Kjo është një betejë me fantazmat e së shkuarës. Opozita ka risjellë hijen e frikës nga përsëritja e historive të zymta, por është koha që këtë hije ta zmbrapsim një herë e mirë. Më 30 qershor do të ngordhë politika e pengmarrjes së procesit demokratik”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij Rama hodhi akuza ndaj ish- kryeministrit Sali Berisha se vrau dhe plagosi protestues, por nuk mund të vazhdojë më të kërcënojë popullin.

 “Urrejtjen klasore që mori në Partinë e punës e transferoi te Partia Demokratike. Një individ që si President i vuri flakën Shqipërisë, si Kryeministër vrau e plagosi protestues, nuk mund të vazhdojë të kërcënojë përsëri këtë popull, nga frika se mund t’i vijë fletëthirrja e drejtësisë”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy