Azerbajxhani rrëzon gabimisht me raketë helikopterin rus, dy të vdekur

Azerbajxhani rrëzon gabimisht me raketë helikopterin rus, dy të vdekur

Një raketë ka rrëzuar një helikopter ushtarak rus Mi-24 në Armeni afër kufirit me Azerbajxhanin ku për pasojë kanë mbetur të vrarë dy anëtarë të ekuipazhit dhe është plagosur një i tretë, thotë ushtria ruse.

Për ngjarjen ministria e Jashtme e Azerbajxhanit i ka kërkuar falje Rusisë duke thënë se avioni luftarak u rrëzua gabimisht nga ushtria azere.

Ky incident vjen si pasojë e luftimeve mes Azerbajxhanit dhe seperatistëve armen. Rusia ka një bazë ushtarake në Armeni, por është një mbështetëse e deklaruar e Azerbajxhanit.  

Ngjarja ndodhi afër Nakhchivan, që gjithsesi nuk është rajonit Nago-Karabak ku po ndodhin luftimet.

Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit tha se helikopteri kishte fluturuar shumë ulët gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa një raketë e quajtur “Manpads” e kishte rrëzuar. “Helikopterët e forcës ajrore ruse nuk ishin parë më herët në këtë zonë,”-thanë përfaqësuesit e ministrisë.

Azerbajxhani nuk nguroi të shprehte ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe u ofrua të paguante dëmshpërblimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy