
Policia ka vënë nën sekuestro pasuritë e të shumëkërkuarit Klement Balili në Sarandë. I akuzuar për përfshirje në trafikun e drogës dhe i pagëzuar me nofkën “Escobari i Ballkanit”, Balili rezulton në kërkim prej mëse një viti.
Në pronën e Balilit, në resortin turistik "Santa Quaranta", kanë zbarkuar sot dhjetëra forca policie dhe përfaqësues të Prokurorisë për sekuestrimin e pasurisë së Balilit dhe të familjes së tij.
"Santa Quaranta" do të vihet në sekuestro preventive. Gjithashtu, do vihen në sekuestro preventive dhe pronat e tjera të Balilit, ku përfshihen 25 apartamente dhe sipërfaqe trualli.



