Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se Sirisë i nevojitet një administratë gjithëpërfshirëse duke i bërë thirrje dhe Bashkimit Evropian të ndihmojnë sirianët të rikthehen në atdhe pas një lufte civile 13-vjeçare. Erdogan mbajti një konferencë të përbashkët me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen dhe tha se në Siri nuk ka vend për organizata terroriste.

Nga ana e saj Von der Leyen tha se Bashkimi Evropian duhet të “intensifikojë” marrëdhëniet e tij me grupin islamist Hay’at Tahrir al-Sham (HTS) në pushtet në Siri që nga rrëzimi i Bashar al-Asad.
Tani duhet të intensifikojmë angazhimin tonë të drejtpërdrejtë me HTS-në dhe fraksionet e tjera, dhe gjithashtu BE-ja dhe aleatët e saj “nuk mund të lejojnë” “ringjalljen” e grupit xhihadist islamist Shtetit Islamik në Siri.
Von der leyen shtoi se do të vihen në dispozicion rreth 1 miliard euro shtesë për të mbështetur kthimet vullnetare të sirianëve dhe për të ndihmuar Turqinë në menaxhimin e kufirit dhe migracionit.
Për Sirinë ka folur dhe president ii zgjedhur amerikan Donald Trump, i cili tha se rebelët opozitarë që morën pushtetin në Siri kontrollohen nga Turqia.
Turqia është forcë e madhe ushtarake. U tregua shumë e zgjuar se fitoi pa humbur shumë jetë. Asadi ishte kasap. Me Erdoğanin kam miqësi. Ai ndërtoi ushtri të fuqishme. Është burrë shumë i zgjuar. Turqit e kanë dashur prej shekujsh Sirinë dhe ai ja arriti. Qeveria e re kontrollohet nga Truqia dhe ne jemi OK me këtë.
Ndërkohë, në Damask, qeveria e re kërkon heqjen e sanksioneve nga Perëndimi.
Të gjitha fraksionet rebele do të shpërndahen dhe luftëtarët do të bashkohen me ministrinë e Mbrojtjes. Ne kërkojmë që t’i jepet fund të gjitha sanksioneve që janë vendosur ndaj Sirisë, në mënyrë që refugjatët sirianë të mund të kthehen në vendin e tyre.
Sanksionet kanë pasur rol në ekonominë e shkatërruar nga lufta civile, ku hiperinflacioni është i shfrenuar dhe të paktën 70% e popullsisë jeton në varfëri.
Ndërkohë, sa i përket zhvillimeve në Siri, CNN ka kërkuar falje për një lajm që nxori pa e filtruar më herët për vërtetësinë e tij. Një burrë që u transmetua si i burgosur nga regjimi i Asadit ishte në fakt oficer i inteligjencës.



