Sulm me armë në tre SPA në Atlanta! 6 nga viktimat janë femra koreane, detajet për të dyshuarin (VIDEO)

Sulm me armë në tre SPA në Atlanta! 6 nga viktimat janë femra koreane, detajet për të dyshuarin (VIDEO)

8 njerëz mbetën të vdekur të martën pas një sulmi me armë në tre qendra të ndryshme masazhesh (SPA) të ndodhura në Atlanta, SHBA. Gjashtë nga viktimat janë femra dhe me origjinë aziatike.

Authorities investigate a fatal shooting at Young's Asian Massage where a gunman opened fire before targeting two other businesses

Një i dyshuar është arrestuar në lidhje me një nga sulmet, dhe policia e Atlantës tha se është shumë e mundur që ai të jetë gjithashtu i dyshuari për dy sulmet e tjera. I dyshuari është Robert Aaron Long, 21 vjeç.

Robert Aaron Long

Ngjarja e parë ndodhi në orën 17:00 (me orën lokale) një sulm u regjistrua në një qendër masazhesh aziatike në qarkun Cherokee, ku u vranë katër persona, dy prej të cilëve vdiqën pasi u transportuan në spital. Një i pestë mbeti i plagosur.

People with the medical examiner's office wheel out a body on a stretcher from the Gold Spa massage parlor where three people were shot and killed on Tuesday in Atlanta, Georgia

Rreth 50 minuta më vonë, tre njerëz u gjetën të vrarë në Gold Spa në rrugën Piemonte në Atlanta. Ndërsa oficerët po i përgjigjeshin skenës së dytë të krimit, morën një thirrje tjetër për një sulm me armë përtej rrugës në një tjetër Spa, ku u gjet një viktimë.

Bodies are wheeled out of Gold Spa in Atlanta where a man opened fire. Two other massage parlors were targeted

Policia e Atlantës tha që të katër viktimat nga të shtënat në rrugën Piemonte ishin femra dhe me origjinë aziatike. Më pas për mediat u konfirmua se katër viktimat në Atlanta ishin me origjinë koreane.

Në një deklaratë të martën në mbrëmje, policia e Atlantës tha se pamjet e kamerave të sigurisë arritën që të zbulonin makinën e të dyshuarit, i cili u arrestua pas një ndjekjeje. I arrestuari nuk bëri rezistencë, ndërkohë që ende nuk dihen arsyet që mund të kenë çuar të riun të kryejë këtë krim.

The suspect was captured pulling away from the business in a black Hyundai SUV after the shooting had occurred in Cherokee County near Bells Ferry Road north of Atlanta

Kujtojmë se së fundmi ka nisur një fushatë kundër diskriminimit, dhunimit apo krimit ndaj aziatikëve në SHBA.

Burimi: CBSNews

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy