Meta po gjykohet duke u mbajtur në kafaz, Cakrani: S’ka bazë ligjore, cenon standardet e drejtësisë

Meta po gjykohet duke u mbajtur në kafaz, Cakrani: S’ka bazë ligjore, cenon standardet e drejtësisë

Avokati Kujtim Cakrani, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për seancën e parë të procesit gjyqësor në themel ndaj Ilir Metës, duke ngritur shqetësime për mënyrën e zhvillimit të gjykimit dhe masat e sigurisë ndaj të pandehurit.

 

Cakrani deklaroi se ka paraqitur një kërkesë në gjykatë lidhur me kushtet e qëndrimit të Metës gjatë procesit, si dhe për transparencën e seancave gjyqësore.

 

Gjykata caktoi orën dhe datën e seancës. Unë bëra kërkesë që zoti Meta të shprehej lidhur me qëndrimin e tij në ‘kafazin e xhamit’. Ia kam paraqitur këtë kërkesë gjykatës, si dhe disa institucioneve ndërkombëtare si Bashkimi Europian, OSBE dhe institucione të tjera që lidhen me të drejtat e njeriut. Kërkova shqyrtim urgjent të kësaj çështjeje, pasi një masë e tillë, sipas mendimit tim, nuk ka bazë ligjore në legjislacionin shqiptar.

 

Ai shtoi se kishte kërkuar gjithashtu që procesi gjyqësor të transmetohej drejtpërdrejt, duke argumentuar nevojën për transparencë më të madhe publike.

 

Kërkova që procesi të transmetohej live, pasi nuk kemi asgjë për të fshehur, ashtu siç ndodh në Itali dhe vende të tjera. Por kërkesat nuk u pranuan nga gjykata. Procesi gjyqësor duhet të jetë sa më transparent.

 

Sipas Cakranit, seanca e parë ka zgjatur rreth gjysmë ore dhe ka pasur kryesisht karakter procedural, për verifikimin dhe legjitimimin e palëve.

 

“Gjykata u referua edhe në një vendim të një gjykate franceze në një rast tjetër, duke bërë krahasime që, sipas meje, nuk janë të përshtatshme. Unë nuk kam çfarë të shtoj më shumë për mënyrën se si po trajtohet ky proces nga drejtësia e re.

 

Avokati theksoi se kërkesa e tij lidhet me respektimin e dinjitetit dhe lirive themelore të njeriut gjatë procesit gjyqësor.

 

Ne kërkojmë dinjitet dhe respektim të lirive themelore. Si mund të konsiderohet i barabartë një proces kur i pandehuri mbahet në një hapësirë të mbyllur? Transparenca dhe standardet e drejtësisë duhet të jenë të njëjta për të gjithë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy