
Ministrja e Marrëdhënive me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar denoncimin e bërë tek SPAK nga Partia Demokratike se oponentë të qeverisë dhe Partisë Socialisë kanë shfrytëzuar funksionet publike për fushatë elektorale.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Spiropali i është drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhit, duke u shprehur se nëse PD vashdon kështu do të katandiset me zero simpatizantë.
“Gazi i Partisë Demokratike na paska denoncuar në SPAK se bëjmë fushatë duke takuar njerëz anembanë Shqipërisë, nga Vermoshi në Konispol, nga Devolli në Divjakë.O Bardh Ziu, nuk të kemi faj ne që i shtojmë simpatizantët tanë sepse nuk presim të vijnë ata tek ne por vemi ne tek ata, ndërsa ju me në krye Lul Gjumin, duke pritur që të vijnë njerëzit tek ju dhe jo të shkoni ju tek njerëzit, ngrini komitete e komisione spastrimesh autodestruktive për të larguar me çdo kusht dhe me çdo çmim nga radhët tuaja ata që gjumashave si ju s'ju binden, derisa të katandiseni me zero simpatizantë dhe elektorat inekzistent.”shkruan Spiropali




