
Mattel është duke lancuar një linjë të re të Barbie-ve të krijuara nga plastika të ndryshme të gjetura në oqean.
Koleksioni i quajtur “Barbiet e duan oqeanin”, i cili ka një temë verore, vjen me tre kukulla, një set lojërash me shtëpi plazhi dhe lodra të tjera.
Kompania e lodrave e cila ka bashkëpunuar me kompaninë e riciklimit të plastikës “Evision Plastic”, tha se materialet do të sigurohen nga zonat e gadishullit Baja të Meksikës që po përpiqen të ulin ndotjen nga mbetjet e plastikës.
“Përpjekjet tona përfaqësojnë hapin tjetër në misionin dhe evolucionin shoqëror të Barbie", tha Lisa McKnight, nënkryetare e Mattel ( MAT ) dhe drejtuese globale e kompanisë Barbie dhe Dolls, për CNN Business.
“Ato mund të jenë diçka shumë e mirë për tu treguar gjeneratave të ardhshme se si duhet të mbrohet planeti, të zvogëlohet ndikimi ynë në mjedis dhe të promovojnë sjelle qytetare”, shtoi ajo.
Çdo set i kukullave “Barbie Loves the Ocean” kushton 10 dollarë, ndërsa seti së bashku me shtëpinë e plazhit dhe lodrat e tjera kushton 20 dollarë.
Kompania e lodrave 76-vjeçare edhe më parë është zotuar të përdorë 100% materiale plastike të riciklueshme deri në 2030.
Burimi: CNN Business Përshtati: MCNTv.al



