
Gazetari Denis Dyrnjaja, për aktivitetin e lojërave të fatit në të zezë thotë se me mos reagimin e tyre policia dhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ose janë të paafta, ose marrin ryshfet.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se shteti është i dëmtuari i madh dhe se që nga hyrja në fuqi e ligjit, është shteti ai që humb.
Sipas tij, çdo vit qarkullojnë nga 1.5 deri në 3 miliardë euro në lojërat e fatit në të zezë, shumë të cilën e kontrollon dora e zezë dhe krimi.
Dyrnjaja shtoi se policia ka rolin e mbrojtësit të aktivitetit ilegal pasi merr pjesën e saj dhe AMLF fakti që e mban në informalitet, tregon që është e implikuar vetë.
Ndër të tjera ftoi Kryeministrin Rama që të dalë dhe të bëjë kontroll vetë, ose në të kundërt ngrihen dyshime është i implikuar dhe ai, i cili i lë personazhet e përfshira në aktivitetin ilegal të lojërave të fatit që të marrin haraç, ose merr dhe ai haraç të madh.
Duket një ambient i dedikuar për një aktivitet i tillë, aktivitet i paligjshëm i cili nuk është i licencuar. Për sa kohë është aktivitet i paligjshëm është detyrë e policisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit që të jetë në terren.
Nga 2018 kur janë mbyllur lojërat e fatit kemi patur një sërë makinash, slotesh, dhe është shumë e lehtë që të bëhet një bilanc nëse policia dhe AMLF janë serioz në punën e tyre.
Janë të papërfillshme aksione të tilla periferike, kur kapen 2-3 vetë. Për të shkuar te rrënjët e problemit, kush ka leje sot për lojërat e fatit. Janë kazinotë e mëdha? Sa makina janë të legalizuara? X!
Çdo makinë tjetër tepër është antiligjore, implikon edhe policinë që nuk po kontrollon tregun edhe AMLF që është në gjumë.
Se ka gjumë të qëllimshëm dhe paaftësi për të bërë punën. Duke marrë parasysh faktin se ka një numër makinash të ligjshme, duhet të dimë sa është numri i makinave të paligjshme.
Në një kazino në Durrës që nuk kishte marrë licencën u kapën 100 makina para dy vitesh. Këto slote ku shkuan? Mos janë rifutur në treg.
Nuk e di si i fusin në doganë, a i fusin se nuk i shohin, a kontrabandë, nuk e di. Por e sigurt është që në treg po shkon në rritje, numër i madh i makinave të paligjshme dhe sloteve.
Policia me këto goditje sporadike thjesht po justifikon se ne jemi vigjilent. Ndërkohë masiviteti i aktivitetit tregon të kundërtën.
Se është si puna e hashashit që të gjithë e shikojnë që pihet masivisht, veç policia nuk e di. Këtu ose ka ryshfet, ose paaftësi.
Policia dhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit në linja të ndryshme ose nuk veprojnë qëllimisht se marri ryshfet, ose se janë të paafta.
Por përgjegjësi duhet mbajtur për këtë histori, se ndryshe nuk mund të vazhdohet kështu.
Kryeministri ka emëruar dhe drejtorin e policisë dhe të AMLF, mund të shohë punën e tyre, a janë pjesë e kësaj, apo janë ata poshtë tre.
Çfarë ndodh, u formalizua tregu? Se prej një viti kemi ligjin e lojërave të fatit. Luhen kudo baste sportive, por veç AMLF nuk e di dhe policia.
Varet kur do kujtohet Kryeministri se sa i hanë dardha këta që janë poshtë tij. Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit me këtë gjendje që shohim është jashtë funksionit të saj.
Kjo mund të jetë rezultat i një konkurrenti, nuk është fare rezultat i një hetimi që ka bërë policia.
E kontrollon terrenin AMLF, çfarë ndodh me këto makineri? Merr magazinimin, se ka një Nipt kryesor dhe një Nipt dytësor. Shiko sa makina janë legale dhe sa janë ilegale. Kush i futi në treg.
Ata njerëzit që marrin rrogën kot nuk bëjnë punën. Në fakt nuk marrin veç rrogën se marrin dhe gjëra të tjera. Përfitojnë të gjithë ata që përkrahin paligjshmërinë.
Nëse ka një të dëmtuar këtu është shteti. Se kjo është gati gati sensi i kontrabandës. Që nga hyrja në fuqi e ligjit po humb shteti.
Se duhet formalizuar shteti, se çdo vit qarkullojnë nga 1.5 deri në 3 miliardë euro në lojërat e fatit që qarkullojnë në të zezë, e kontrollon dora e zezë e krimi. Policia ka rolin e mbrojtësit se merr pjesën e tij.
AMLF fakti që e mban në informalitet, tregon që është e implikuar vetë. Është thjesht mosveprim. Mos vepro, unë do të paguaj, ti hesht. Në këtë mes humbet shteti.
Të gjitha këto shkojnë zinxhir, se njerëz të korruptuar me mos veprim dhe interesa për të fituar, bëjnë pis të gjithë nismën politike për të formalizuar tregun.
Se këto para do shkonin për sportin dhe kulturën, për të rinjtë që të merren me sport.
Gjenerohet në një energji pozitive e gjithë kjo dhe nuk shkon te xhepat e krimit. Të dalë Rama vetë dhe të bëjë kontroll, ose është i implikuar dhe ai, se e di dhe Kryeministri që i lë këta të marrin haraç, ose merr dhe ai haraç të madh.
Se nuk ka mundësi që në të gjithë Tiranën dhe qytetet e mëdha vazhdon aktiviteti i lojërave të fatit.
Kryeministri të veprojë për zbatimin e ligjit, se e la ligjin në rrugë. Se bëhet fjalë për miliarda lekë, të cilat mund të përdoren për të hequr qafe njerëz.
Vetëm një Nipt bastesh ilegal, gjeneron 5 milionë euro në muaj. Nëse unë kam një adresë ku vendosen baste sportive, vetëm tek unë mund të gjenerohen 5 milionë euro.
Vijnë tek unë, te kasa ime, nuk gjenerojnë në shtet. Paguhen ryshfete, dallavere, te drejtori i policisë, Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
Këto para ekzistojnë se na e tregon fakti. Vetë policia duke dashur të tregojë se jemi në veprim me aksionet, tregon se vetë fenomeni ekziston.



