Rama në drejtimin e bashkisë pas arrestimit të Veliaj/ Kepi: Bashkia e Tiranës duhet të shkojë në zgjedhje te parakohshme (VIDEO)

Rama në drejtimin e bashkisë pas arrestimit të Veliaj/ Kepi: Bashkia e Tiranës duhet të shkojë në zgjedhje te parakohshme (VIDEO)

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me një tubim të mbështetësve të Erion Veliajt gjatë zhvillimit të seancës në GJKKO, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë njoftim për tubimin dhe se ka angazhuar 77 punonjës për të mbajtur rendin. Ata gjithashtu kanë nisur një hetim administrativ për këtë ngjarje.

Ndërkohë, anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Alba Kepi, për 'MCN lajme' e ka cilësuar këtë akt si një "pasqyrë të një realiteti antidemokratik," duke akuzuar sistemin për ndërhyrje të paligjshme dhe presione politike mbi institucionet e rendit.

Kepi ka theksuar se policia duhet të garantojë sigurinë dhe të respektojë ligjet e vendit pavarësisht presioneve politike.

Padyshim se kur ka një garancion sa i përket rendit dhe të sigurisë policia duhet te kryej atë që është përcaktuar në Kushtetutën e një vendi dhe sistemin demokratik, dhe duhet të respektoj këto ligjshmëri, pavarësisht presionit politik dhe gjithckaje në Shqipëri orientohet në bazë të një sistemi socialist që tashmë ka anuluar jo vetëm policisë, drejtësie, pushtetin vendor, mediat, etj.

Kjo që ka ndodhur me policinë në orët e fundit, është një pasqyrë e saktë e një realiteti antidemokratik që banorët e Tiranës, të Shqipërisë, po jetojnë vit pa viti në këto tre mandatë te qeverisjes së PS-së.

Pas arrestimit të Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të drejtojë personalisht punët e Bashkisë së Tiranës.

 Kepi dhe grupi i këshilltarëve demokrat kërkojnë që Bashkia e Tiranës të shkojë në zgjedhje të parakohshme, duke theksuar se Këshilli Bashkiak është organi përfaqësues i qytetit dhe duhet të marrë përgjegjësinë për qeverisjen e tij.

Kryetari i grupit të këshilltarëve demokrat të bashkisë, z,.Alimehmeti, ka përcjell mesazhin tonë se ka një ligj në një vend si Shqipëria që e përcakton dhe e ndan mjaft mirë pavarësinë e pushtetit vendor nga ai ekzekutiv. Ajo që ne kërkojmë që menjëherë bashkia e Tiranës të shkoj në zgjedhje dhe të mos pranojë në asnjë mënyrë ndërhyrje të kryeministrit dhe të pushtetit qendror në drejtimin e bashkisë së Tiranës.

Kemi qenë dëshmitar të asaj së çfarë ka ndodhur ditëve te fundit, disa vizita të Ramës në selinë e bashkisë së Tiranës, kemi parë një komandim të tij për të drejtuar bashkinë e Tiranës.

Mjaft mirë ligji i 2015 vendos që organi përfaqësues i Tiranës është Këshilli Bashkiak. pas arrestimit të Veliaj nuk kemi parë asnjëlloj komunikimi, as njoftimi gjëja që duhet ët ishte e menjëhershme thirrja e Këshillit Bashkiak për të marrë në duar qeverisjen e qytetit dhe për të përcaktuar hapat që duhet ndjekur pasi kemi një kryer bashkie të vënë  në arrest me burg, nën akuza mjaft të rënda, që rëndojnë tash e një vit mbi jetën e kryeqytetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy