
Vajza e ish-deputetit Bashkim Finos, Megi Fino është emëruar zëvendësministre për Europën dhe Punët e Jashtme.
Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Gjithashtu Këshilli i Ministrave vendosi lirimin e Etjen Xhafajt nga detyra e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të Petro Koçit nga detyra e zëvendësministrit të Mbrojtjes.
Etjen Xhafaj dhe Petro Koçi kanë fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, përkatësisht në qarkun e Tiranës dhe të Fierit.
VENDIMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Megi Fino emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Për herë të parë Megi Fino u shfaq në publik krah socialistëve në Kongresin e Partisë Socialiste më 12 qershor, ku dhe mbajti një fjalim prekës për të atin e saj, Bashkim Finon, i cili humbi betejwn me Covid-19



