
Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, një numër i madh artistësh dhe personazhesh të njohur të showbiz-it kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për të.
Agron Shehaj, kryetar i Partisë “Mundësia”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, shprehet kundër këtij fenomeni, duke e cilësuar si një problem madhor faktin se disa artistë shqiptarë sot justifikojnë moralisht një person të akuzuar për korrupsion nga SPAK.
Askush nuk i bën përshtypje, ose i bëhet fare pak përshtypje, që elita artistike, kulturore dhe sportive, si dhe persona të njohur publikë, marrin anën e dikujt që është zyrtarisht i akuzuar për korrupsion nga SPAK.
Ky është një problem shumë i madh për shoqërinë, sepse këta individë, në njëfarë mënyre, justifikojnë moralisht ata që akuzohen se kanë kryer vjedhje,



