Një fëmijë në Vietnam lindi duke mbajtur në dorë mjetin që duhej të parandalonte pikërisht ngjizjen e tij. Fotoja që dëshmon këtë ngjarje jashtëzakonisht të rrallë, por jo të pamundur, u postua në internet nga spitali ku ndodhi lindja.
"Nëna kishte dy fëmijë dhe e ka mbajtur spiralen për rreth dy vjet", shpjeguan mjekët në spitalin Hai Phong, "sepse ajo nuk donte më fëmijë. Megjithatë, papritmas, ajo e gjeti veten shtatzënë në javën e pestë. Shpjegimi më i mundshëm është se pajisja ka lëvizur nga pozicioni i duhur, duke u bërë kështu joefektive".
Nuk është hera e parë që lajme të tilla bëjnë bujë. Megjithatë, mjekët shpjegojnë se një “aksident” i tillë është "shumë i rrallë, por i mundshëm". Pajisjet intrauterine janë metoda të sigurta dhe efektive të parandalimit të shtatzënisë së padëshiruar. Ato arrijnë ta bëjnë këtë në masën 99%. Por vogëlushi në foto ka ardhur në këtë botë pikërisht falë 1%-shit që mbetet.



