
Gazetari Sokol Bregu i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka folur lidhur me dosjen e me mbi 500 faqe të SPAK për procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.
Ai tha se sa i përket procesit, nëse Berisha do dilte i pafajshëm nga procesi do rrëzohej e gjithë reforma në drejtësi, prandaj është hetuar me shumë imtësi për të gjetur dicka.
Sipas tij, pika kryesore është në fushatën elektorale, a do ta lënë të ketë kontakt me popullatën, se pavarësisht se është i akuzuar shefi i opozitës duhet të jetë në takime elektorale i pranishëm.
E dija që Berisha do merrej i pandehur, sepse bindem se është porosi e amerikanëve dhe jo e Edi Ramës siç pretendon Berisha. Logjika është e thjeshtë, në këtë moment nga porosia dhe ata që janë defacto e financojnë prokurorinë speciale në Shqipëri e kishin me merak një histori të tillë dhe për arsyen që e kanë shpallur non grata.
Sa i përket procesit, nëse Berisha do dilte i pafajshëm nga procesi do rrëzohej e gjithë reforma në drejtësi. Nëse Berisha shpallet i pafajshëm, bie prokuroria. Se kisha as dyshimin më të vogël se do të hetohej me shumë imtësi dhe diçka do të gjendej, por kuptohet që ato janë shumë pak para në atë konceptin që ne jemi mësuar në këtë kakofoni në Shqipëri.
Pika kryesore është në fushatën elektorale, a do ta lënë të ketë kontakt me popullatën sepse zbutja e masës është e sigurt SPAK dhe GJKKO që Berisha do paraqitej dy herë në javë te oficeri gjyqësor. Për mendimin tim pavarësisht se është i akuzuar shefi i opozitës duhet të jetë në takime elektorale i pranishëm.



