Dy të dashuruar në kohën e luftës takohen pas 75 vjetësh

Dy të dashuruar në kohën e luftës takohen pas 75 vjetësh

Dy të dashuruar të kohës së luftës i gëzohen një ribashkimi emocional e të pazakontë  në Francë, 75 vjet pasi e panë për herë të fundit njëri-tjetrin.

Kara Troy (KT) Robbins. 24 vjeç, zbarkoi me ushtrinë amerikane në verilindje të Francës më 1944, ku ra në dashuri me vendasen Jeannine Pierson, 18 vjeç.

Pas një largimi të beftë për të shërbyer në një front tjetër lufte, ai nuk u kthye më atje dhe më vonë u martua me dikë tjetër në SHBA.

"Kur ai u largua në kamion, unë qaja dhe sigurisht, isha shumë e trishtuar. Uroja që ai të mos kthehej në Amerikë pas luftës", tregon Pierson.

Kur lufta mbaroi, ajo filloi të mësonte disa fraza themelore në gjuhën angleze, duke shpresuar se Robbins do të kthehej në Francë një ditë.

Edhe pse u martua, Robbins mbajti një fotografi të dashurisë që pati gjatë luftës.

Kur u kthye në Francë, ai po shtrëngonte pas vetes imazhin, i pasigurt nëse ajo ishte ende gjallë.

Robbins u takua me disa gazetarë francezë që e ndihmuan në gjurmimin e dashurisë së tij dhe organizuan një ribashkim mjaft emocional.

"Gjithmonë të kam dashur, kurrë nuk ke dalë nga zemra ime", i tha Robbins asaj sapo e pa.

"Ai tha se më do. Kaq gjë e kuptova", tha Pierson në frëngjisht, duke qeshur.

Përse Robbins nuk  u kthye më herët?

"Pas martese, kjo ishte një gjë që nuk mund të bëhej", u shpreh ai.

Tashmë të ve, të dy gëzuan kohën e ribashkimit, para se Robbins të nisej sërish për Normandi.

U ndanë me një lamtumire të përlotur, duke premtuar të shiheshin sërish.

 "Jeannine, të dua moj vajzë", i tha Robbins me lot në sy.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy