Denoncimi te “Xhadat”/ Instruktori i autoshkollës: Tabela e parkimit është vendosur gabim, policia vendos gjoba!

Denoncimi te “Xhadat”/ Instruktori i autoshkollës: Tabela e parkimit është vendosur gabim, policia vendos gjoba!

 

Një tabelë rrugore e vendosur në zonën e ish-tregut elektrik në Tiranë është kthyer në burim gjobash për banorët e zonës. Denoncimi u bë në emisionin “Xhadat” në MCN TV nga Elis Muça, banor i zonës dhe instruktor autoshkolle, i cili pretendon se tabela e “Ndalimit të Parkimit” është vendosur në kundërshtim me rregullat rrugore dhe për interesa personale.

 

Sipas tij, tabela nuk është e dukshme nga rruga kryesore dhe ndryshe nga sinjalistika tjetër në zonë, është vendosur në rrugë dhe jo në trotuar, siç parashikojnë standardet rrugore. 

 

Muça shprehet se çdo automjet që parkohet në atë segment denoncohet menjëherë dhe policia vendos gjoba bazuar në tabelën në fjalë. Ai shton se edhe vetë nuk arrin të parkojë automjetin e tij aty, pasi gjobitet vazhdimisht. 

 

“Unë mësoj çdo ditë studentë për tabelat dhe rregullat rrugore. Ky rast duket i qëllimshëm”, deklaroi instruktori i autoshkollës. 

 

Sipas tij, zona ndodhet aktualisht në proces rikonstruksioni infrastrukturor dhe tabela është vendosur gjatë kësaj periudhe. Muça thotë se ka depozituar ankesë edhe pranë Bashkisë së Tiranës, por deri tani nuk ka marrë asnjë reagim. 

 

Gjatë verifikimeve në terren, “Xhadat” konstatoi se tabelat e tjera rrugore në zonë janë të gjitha të vendosura në trotuar, ndërsa tabela e ndalimit të parkimit ndodhet në rrugë dhe është pothuajse e padukshme nga aksi kryesor. 

 

Sipas instruktorit, gjobat për automjetet e parkuara aty variojnë nga 30 mijë lekë e sipër. Ai pretendon gjithashtu se automjete të tjera të parkuara pranë zonës nuk penalizohen, ndërsa drejtuesit që ndalojnë pranë tabelës marrin gjobë menjëherë. 

 

Gazetari Ersid Karaj analizoi edhe hartën e tabelave rrugore të zonës, të siguruar nga denoncuesi, ku sipas tij rezulton se tabela e ndalimit të parkimit nuk figuron në atë segment rrugor. 

 

Po ashtu, qytetarët kanë dërguar pamje ku shihen disa automjete të gjobitura në atë zonë, me fletët e penaliteteve të vendosura mbi pasqyra. 

 

Ndërkohë, ekipi i “Xhadat” qëndroi më shumë se dy orë me automjet të parkuar në të njëjtin segment rrugor, por sipas emisionit, askush nuk telefonoi policinë gjatë asaj kohe. 

 

Për këtë rast, emisioni i është drejtuar me kërkesë për informacion edhe Bashkisë së Tiranës që prej datës 12 maj 2026, por deri tani nuk ka pasur asnjë përgjigje zyrtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy