Vlorë/ Kundërshtuan me forcë policinë, shpallen në kërkim shqiptari, marokeni dhe italiani

Vlorë/ Kundërshtuan me forcë policinë, shpallen në kërkim shqiptari, marokeni dhe italiani

Tre persona në Vlorë janë shpallur në kërkim pas kundërshtimit me forcë të punonjësve të Policisë.

Më datë 2 Shtator 2024, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, në kuadër të një operacioni për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, kanë ushtruar kontroll në “Plazhin e Delisufit” në Vlorë.

Gjatë këtij kontrolli, punonjësit e Policisë janë përballur me një reagim të dhunshëm nga tre individë që janë identifikuar si I. D., shtetas shqiptar, banues në Itali; M. B., shtetas maroken, banues në Itali dhe M. M., shtetas italian, banues në Itali.

Shtetasit e lartpërmendur, gjatë kontrollit, kanë kundërshtuar me forcë veprimet e policisë, duke i vënë në rrezik shërbimet e sigurisë dhe procedurat e hetimit.

Si rezultat, janë shpallur në kërkim për veprat penale të “Kundërshtimit të punonjësve të Policisë gjatë kryerjes së detyrës” dhe “Dhuna ndaj punonjësve të Policisë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy