Skëndaj: Të dënuarit me probleme mendore, mbahen në kushte çnjerëzore (VIDEO)

Skëndaj: Të dënuarit me probleme mendore, mbahen në kushte çnjerëzore (VIDEO)

Kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erinda Skëndaj për të dënuarit me probleme mendore, sqaroi se si bëhet vlerësimi i tyre.

Ajo tha se njerëzit që kanë kryer një vepër penale por janë shpallur të papërgjegjshëm për shkak të problemeve të shëndetit mendor me akt ekspertimi mjeko ligjor, janë konstatuar të papërgjegjshëm penalisht.

Për MCN Live, Skëndaj sqaroi se sëmundja nga e cila vuajnë kërkojnë trajtim të specializuar dhe duhen trajtuar në institucion të posaçëm psikiatrik.

Problematika që transmeton është shqetësuese. Në Shqipëri vuajnë dënimin rreth 300 persona me probleme të shëndetit mendor. Përmend këtu çështjen Arben Strazimiri kundër Shqipërisë në Gjykatën e Strasburgut. Ishte një person me probleme të shëndetit mendor, i cili kishte kryer një krim. Gjykata shqiptare kishte vendosur masë mjekësore për tu kuruar në një institucion të posaçëm psikiatrik.

U vendos në qendrën spitalore të burgjeve dhe për shkak të kapaciteteve të kufizuara të burgjeve u transferua në burgun famëkeq të Zaharisë, i cili është mbyllur nga viti i kaluar. Stazimiri iu drejtua Gjykatës së Strasburgut dhe se tha nuk duhet të qëndroj në burg, ose duhet të transferohem në një institucion të posaçëm, ose të marr shërbim ambulator në shtëpi.

Strasburgu i dha 15 mijë euro dëmshpërblim,  të cilat nuk i janë dhënë ende. Gjykata e Strasburgut kërkoi që të krijohet një institucion i tillë me prioritet. Duhet të jenë godina ku duhet të ketë personel shëndetësor por jo në varësi të institucioneve të burgjeve. Strazimiri ka goditur një mjek shumë të njohur.

Skëndaj shtoi më tej se vendosja e personave me probleme të shëndetit mendor, pranë dy godinave të Shënkollit nuk është një zgjidhje përfundimtare, pasi këto godina janë të përshtatura për të dënuarit.

Po të shikojmë vendimmarrjen e Gjykatës së Strasburgut për çështjen Starazimiri, kërkohet krijimi i një institucioni të posaçëm për trajtimin e këtyre personave që nuk e kuptojnë që kanë kryer këtë vepër penale.

Nuk duhet të mbahen në një institucion burgu apo paraburgimi. Strasburgu kërkon që të trajtohen jo vetëm me medikamente, por të ketë plan të individualizuar për trajtim mjekësor.

Sa e kemi ne të mundur të garantojmë numrin e duhur të psikiatërve në Lezhë, kur ne nuk kemi  në Tiranë. E njëjta gjë me psikologët me punonjësit social që duhet të punojnë me pjesën e terapive, të ketë ambiente të dedikuara ku të ajrosen, të zhvillojnë aktivitete sociale, kulturore. Zhvendosja në Shënkoll, është e përkohshme.

Ndër të tjera Skëndaj tha se Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka monitoruar nga afër akomodimin e këtyre personave dhe janë konstatuar në mungesë të kushteve, janë gjetur të palarë, të papastruar dhe mund të kenë kryer nevojat personale brenda ambienteve ku qëndronin, si dhe më agresivë.

Janë gjetur të lidhur me pranga, një element i cili përbën trajtim çnjerëzor, për të shmangur sjelljet agresive. Por në këto raste duhen përdorur këmishat e forcës apo mjete të tjera që bëjnë që personi të mos ketë dëmtime fizike. Numri i personave që i kontrollojnë është tejet i ulët. Rasti më flagrant që kemi parë nga monitorimi në terren kemi edhe gra.

Por gjatë periudhës së pandemisë, Spitali i Burgjeve u kthye në Covid për të dënuarit dhe gratë u dërguan te spitali i burgut ‘325’, në një ambient të gjitha, në kushte mbipopullimi. Në kushte trajtimi çnjerëzor dhe degradues. Një pjesë e këtyre vajzave dhe grave, apo burrave dhe djemve janë të braktisur nga familja. Nëse përmirësohen, mund të kalojnë në trajtim ambulator. Ka raste që i kanë braktisur familjen dhe nuk ka pasur rishikim të masës mjekësore.

Sipas saj, numri më i lartë i të braktisurve nga familjarët, është mes vajzave dhe grave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy