Marku: Numri i divorceve, gjithmonë në rritje. Tradhtia, ekonomia, dhuna dhe rrjetet sociale janë shkaqet kryesore (VIDEO)

Marku: Numri i divorceve, gjithmonë në rritje. Tradhtia, ekonomia, dhuna dhe rrjetet sociale janë shkaqet kryesore (VIDEO)

Avokatja Aurora Marku tha në studion e MCN Informacion se numri i divorceve në vendin tonë ka ardhur në rritje, duke kulmuar në 2024 ku vetëm në Gjykatën e Tiranës janë zgjidhur 1080 martesa.

Më tej Marku tha se ndër shkaqet kryesore të divorcit janë tradhtia, ekonomia dhuna dhe rrjetet sociale.

Numri i divorceve sidomos këto 3 vitet e fundit është gjithmonë në rritje. Nuk Në 2025 kam hapur 17 çështje. Po të flasim për statistikat e 2024 kemi pasur thyerje rekordi që nga pandemia e deri tani për numrin e zgjidhjeve të martesës.

Ka ardhur për shkak të tradhtisë, ekonomisë dhe dhunës. Dhuna po prevalon shumë kohët e fundit, është pasojë e ekonomisë, Duke pasur ekonomi të dobët, në agravimin e debateve pasojnë dhe me dhunë.

Në 2024 në Gjykatën e Tiranës kemi kapërcyer në 1080 divorce që është numër i lartë dhe pse Tirana është qark i madh, është e justifikueshme, por është numër goxha i lartë.

Mendoj se është ekonomia. Kjo ekonomia këtu tek ne ka ndodhur tek të gjithë, jo vetëm tek çiftet që po i dërgon në divorc, por po ndodh dhe në sferat e tjera shoqërore. Mendoj se dhe emigrimi, kohët e fundit kemi pasur një numër të lartë të shqiptarëve që kanë emigruar, dhe të qëndrosh larg për vite të tëra larg, familjes larg bashkëshortes. Kohët e fundit kanë ndikuar dhe rrjetet sociale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy