Aksi Thumanë-Kashar/ Preçi: Përdorimi i koncesioneve ka kaluar në ekstrem. Trau, nëse shteti krijon rrugë paralele (VIDEO)

Aksi Thumanë-Kashar/ Preçi: Përdorimi i koncesioneve ka kaluar në ekstrem. Trau, nëse shteti krijon rrugë paralele (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi, dhënien me koncesion të ndërtimit të aksit rrugor Thumanë-Kashar, e cilëson si fenomen që po merr përmasat e një epidemie.

Për MCN Live, ai deklaroi se taksat që do mblidhen në 20-30 vitet ardhshme duhet të përcaktohet në xhepat e kujt do të shkojnë.

Sipas tij, problem madhor është se shumica e koncensioneve lidhen me konkurrencën, lidhur me mënyrën si zgjidhen fituesit, në mënyrë të paracaktuar, duke folur për klientë të qeverisë që çojnë në rritjen e kostos, për rrjedhojë në përkeqësimin e shërbimeve.

Një shqetësim konstant dhe në rritje është kohëzgjatja e veprave të kësaj natyre, investimet në infrastrukturë dhe komunikacion, kanë kosto të rëndë në mirëmbajtje.

2-4% e kostos së investimit është për mirëmbajtje, në rastin e rrugëve vendoset një tra, tarifë. Kur ndërton privati merr para borxh dhe njëkohësisht pagesën e parave që janë marrë me bankë.

Paguhet norma e interesit. Ndodh një agresion i vërtetë, ndaj konsumatorit fundor. Projekti famëkeq 1 miliardë, sa vende pune ka hapur? Sa të ardhura ka shtuar në buxhet?

Kemi arritur në një pikë ku e gjithë rritja e GDP vjen për shkak të rritjes se borxhit. Jemi shumë larg normalitetit të zakonshëm, nuk po flas për mirëqeverisje.

Përdorim i tepruar i koncesioneve si mënyrë që mobilizon para private, ka kaluar në ekstrem, qëndrim tejet arrognat i qeverisë, që rëndon xhepat e shqiptarëve.

Më shumë se gjysma e firmave të ndërtimit, nuk kanë as eksperiencë në fu7shën e ndërtimit dhe as kapital.

I pyetur se cili është impakti pasi rruga kushton 245 milionë euro, Preçi tha se për sa kohë që nuk publikohen oponencat e projekteve dhe nuk përfshihen institucionet përgjegjëse edhe hamendësimet dhe dyshimet janë të mëdha.

Në këtë linjë shtoi se një hamendësim lidhet me investimin që duhet ta gjejë vetë kompania, duke thënë se kjo është e reja në këtë rast.

Ana tjetër është që garancitë shtetërore që jepen për 8 vjet, janë të tilla që në një farë mënyre barrën e rriskut e mbartin te buxheti, ky është shqetësimi i qytetarëve, në mënyrë që çdo lekë të përdoret me efiçencë.

A duhet vërtetë ky investim? Nuk ka përgjigje ezauruese për këtë. Jo se nuk duhen rrugët, por a i ka këllqet ky shtet. Mbështesni sektorin e prodhimit, ato sektorë që hapin vende pune.

Është me rëndësi të kuptohet a ka rëndësi vërtetë kjo rrugë, kosto? Ka tendencë të ketë fryrje të kostove, për të cilat nuk ka transparencë të mjaftueshme.

Ka dhe koncensione që bëhen për të favorizuar oligarkë të caktuar. Mungon oponenca sa i takon projektit, në mënyrë që qytetarët të shohin që kostot përmirësohen shërbimet përmirësohen.

Është një qeverisje që bëhen gjërat si vijnë për mbarë, nën ndikime oligarkësh. Është një qeverisje jo shumë e përgjegjshme sa i takon problematikës që ka bota.

Mbillni çdo metër katrorë dhe kujdesuni të rrisim ekonominë kombëtare. Paralajmërimet e FAO apo organizmave të tjera duhen marrë me kujdes.

Sa i takon tarifës 2.5 euro për kalimin e rrugës, ai shtoi se nuk mund të gjykosh një problem që do të dalë pas disa vitesh me situatën sotme të ekonomisë.

Principi i parë është që rruga jepet me koncesion, vendoset trau nëse ka rrugë paralele që ti mund të kalosh nga shteti.

Në kushtet kur rritja ekonomike buron vetëm nga borxhi, do të thotë që duhet të ketë shumë vëmendje në çdo lekë publik dhe çdo lekë që nxirret nga xhepi.

Për rrjedhojë humbja e shpresës do ushqehet në këtë mënyrë. Fokusimi në problemet e vërteta të ekonomisë, jep mundësi dhe për të dhënë diagnozën përkatëse.

Do vijë në një moment që qeveria do bëhet në llogaritare të oligarkëve, që do mbledh paratë dhe do ua ndajë 10 klientëve të qeverisë. Ka nevojë për t’u fokusuar më shumë tek kapitali human.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy