Eco Tirana 3.67 miliardë lekë tendera pa garë për Bashkimin e Operatorëve Kastrati Group dhe Mend Oil

Eco Tirana 3.67 miliardë lekë tendera pa garë për Bashkimin e Operatorëve Kastrati Group dhe Mend Oil

ECO Tirana sha. ka shpallur fituese të tenderit me objekt “Furnizim me karburant për Eco Tirana sh.a”, bashkimin e shoqërive Mend Oli shpk dhe Kastrati shpk  me fond limit 1.5 miliardë lekë dhe vlerë kontrate po 1.5 miliardë lekë, pra sa 100% e vlerës së fondit limit.

Në garë ka marrë pjesë edhe operatori Resuli-ER shpk me ofertë 0 lekë, pra pa ofertë ekonomike. E njëjta skemë ka ndodhur me këtë operator edhe gjatë viteve 2020 dhe 2021,ku ka hyrë në tendera  fiktivisht, pra pa ofertë ekonomike.

Në 4 vitet e fundit, bashkimi i shoqërive Mend Oil shpk dhe Kastrati shpk ka përfituar nga ECO Tirana sha, një vlerë total prej 3.67 miliardë lekë si operator i vetëm në garë pra pa garë dhe me ofertë sa 100% e vlerës së fondit limit, ndërkohë që vlera e fondit limit nga 370 milionë lekë në vitin 2020 është tejfryrë në 1.5 miliardë lekë në vitin 2023 ose 4-fish më shumë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy