Ndërtimi i pallatit 17 katësh pranë digës së Liqenit Artificial është bërë shpesh objekt akuze nga dy partitë kryesore në vend midis PS-së dhe PD-së. Partia Socialiste ka akuzuar ish kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Bashën se gjatë 4 viteve në krye të Bashkisë nuk bëri asgjë tjetër përveç se i dha leje vetes së tij për të shtuar një katë dhe lejen e ndërtimit të 17 katëshit pranë digës së liqenit.
Sipas PS-së, kjo është një shkelje e madhe e cila rrezikon kryeqytetin. Ky ndërtim është në kundërshtim me Konventën e Komunitetit të Digave i cili është një institucion vendimarrës suprem sa i përket ndërtimeve në afërsi të digave në vend. Vendimi i Komunitetit të digave ndalon në mënyrë kategorike ndërtimin e tij.
Për këtë, me ardhjen e Erjon Veliajt në krye të bashkisë së Tiranës, Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit pezulloi punimet që sapo kishi nisur në atë zonë ku tashmë është hapur një gropë e madhe. Ndërsa Kompania ndërtuese Gener dy, paditi në Gjykatën Administrative të apelit IKMT-në për shfuqizimin e vendimit për pezullimin e Punimeve.
Këtu nis një tjetër konflikt midis Bashkisë dhe Gjykatës Administrative, pasi sipas Bashkisë së kryeqytetit ky dikaster në mënyrë abuzive çështjen e pallatit, nga të fundit në listë e ka çuar të parën për ta shqyrtuar.
Për më shumë detaje ndiqni më poshtë specialen e gazetarin Mariglan Kume.



