
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, ka deklaruar se janë siguruar 5850 vaksina anti-Covid.
Sipas Filipçes këto vaksina do të vijnë në shkurt të këtij viti dhe do të fillojë menjëherë përdorimi masiv për popullatën.
Autoritetet maqedonase janë shprehur se gjatë 2021-shit do të marrin edhe 800 mijë doza të tjera, të ciloat do të vijnë gjatë muajve mars dhe prill.
Kategoritë që do të përfitojnë nga vaksinimi do të përcaktohen nga shteti.



