Kur shembej komunizmi, 26 vjet nga rrëzimi i bustit të Enverit (FOTO)

Kur shembej komunizmi, 26 vjet nga rrëzimi i bustit të Enverit (FOTO)

Sot shënohen 26 vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, një nga ngjarjet më të spikatura që ndikuan në rënien totale të regjimit komunist në Shqipëri.

Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës ndodhi në një situatë të rënduar politike në vend. Kishte vetëm dy muaj që ishte themeluar Partia Demokratike dhe ishte shpallur dita e zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri në 31 mars 91.

Revolta popullore kishte nisur qysh me protestat e studentëve në fund të dhjetorit për t’u shpërndarë më pas në çdo qytet të vendit. Rrëzimi i busteve të diktatorëve komunistë kishte nisur në Shkodër me rrëzimin e bustit të Stalinit dhe po shpërndahej me shpejtësi në gjithë vendin me rrëzimin e busteve të Enver Hoxhës.

Një natë para shembjes së bustit në qendër të Tiranës një grup i madh studentësh vendosen të hyjnë në grevë urie duke përcaktuar një sërë kushtesh drejtuar qeverisë së PPSH ndër të cilat edhe heqjen e emrit Enver Hoxha universitetit të Tiranës. / Fotot: Muzeu i kujtesës / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy