Regjisori Edmond Budina i është drejtuar kryeministrit Rama me një kërkesë për të bërë një shfaqje në truallin e Teatrit Kombëtar të shembur. Budina tha se ka gati shfaqjen “Profeti i kokoshkave”, për të cilën kërkon lejen e kreut të qeverisë që të luhet në truallin e teatrit, si hapësirë lirie.
“Është e pavërtetë që protestuesit e kishin zaptuar teatrin, hynë për ta mbrojtur e pastruar, zhvilluan aktivitete, pa asnjë lekë veç me kontribut vullnetar, ndërkohë që shteti preu dritat dhe ujin. Shqyerja që i bëtë teatrove më 17 maj dhe me protestuesit lemerisën mbarë opinionin publik. Po i drejtohem kryeministrit dhe po i them: Meqë je pronar i hapësirave politike, më lejo të jap shfaqje në truallin e teatrit si një hapësirë lirie”, tha ai.
Budina shprehet se shfaqja do jetë në përputhje me rregullat për parandalimin e COVID-19.
“Ky është vendi i shenjtë ku është luajtur teatër gjithë kohën, pikërisht për këtë arsye mendoj që këtu duhet të luhet teatër. Ne nuk jemi për dhunë, por për art”, tha ai.



