Deputeti Ben Blushi ka komentuar listën e kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 18 qershorit. Në një postim në “Facebook”, Blushi shkruan se lista dominohet nga biznesi, njerëzit me para dhe administrata e kalbur.
LISTA E SHQIPËRISË QË NUK DUAM
Pashë listën e Rilindjes së plakur. Asnjeri nga artet, nga sporti, nga shkenca, nga universitetet, asnje student, asnjë mësues, asnjë mjek asnjë të varfër, asnjë emigrant, asnjë njeri që ëndërron.Vetëm biznes, biznes, biznes, para, para dhe administratë e kalbur dhe e lodhur. As punë, as djersë, as poezi, as muzikë, as shpirt, as mendim dhe as dhimbje nuk ka ajo listë. Kjo është Shqipëria që Duan dhe jo Shqipëria që Duam!



