Popullsia japoneze shumë e vjetër, profesori i Yale University sugjeron vetëvrasjen

Popullsia japoneze shumë e vjetër, profesori i Yale University sugjeron vetëvrasjen

Nëse shoqëria plaket shumë, zgjidhja mund të jetë vetëvrasja. Është kjo ideja e një profesori të Yale University mbi Japoninë, dhënë për New York Times, duke qenë se shteti duhet të merret me banorët gjithnjë e më të moshuar, me rritjen e kostove shëndetësore dhe të sigurimeve shoqërore, si dhe me të gjithë problemet e tjera.

Vëzhgimet vijnë nga profesor Yusuke Narita, me origjinë japoneze, i cili për shkak të përhapjes së deklaratave të tij po mundohet të korrigjojë atë që ka thënë.

Por fjalët e forta mbeten! Shoqëria japoneze është e vetëdijshme për ritualin e vetëvrasjes i cili quhet “seppuku”, i njohur gjithashtu si “harakiri”, gjë që i lejohej në kohët e lashta samurait, një plagë vdekjeprurëse që praktikohet duke shpuar dhe prerë barkun tejpërtej, zonë që konsiderohet si selia e shpirtit.

Një popullsi në plakje mund të çojë në rënie të produktivitetit dhe të zgjerimit ekonomik me kalimin e kohës. Sipas të dhënave më të fundit për vitin 2020, njerëzit mbi 65 vjeç në Japoni po shtohen vazhdimisht, duke arritur pothuajse 30% të totalit të banorëve.

Madje, profesori japonez-amerikan foli për mundësinë që në të ardhmen të bëhet e detyrueshme vetëvrasja e të moshuarve. Kësisoj debati që ka lindur, si në SHBA, por mbi të gjitha në Japoni, është shumë i ndezur.

Dhe prek një çështje të hapur, jo vetëm për vendin aziatik, por edhe për të gjithë botën, duke qenë se diskutimet për shoqërinë, për produktivitetin e njerëzve dhe për të drejtat, janë një temë që prekin gjerësisht.

Në Japoni, problemi i popullsisë gjithnjë e më të moshuar është në qendër të vëmendjes politike, duke qenë se mbi të gjitha kostot e ndërlidhura do të rrezikonin brenda pak vitesh, stabilitetin e vetë sistemit, me gjithnjë e më pak punëtorë dhe gjithnjë e më shumë pensionistë, që ndoshta me kalimin e viteve mund të kenë nevojë për trajtim dhe ndihmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy