Disa organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të medias i kërkojnë kryeministrit Edi Rama të tërheqë dy projektligjet për mediat online. Sipas tyre, këto projektligje cënojnë demokracinë dhe lirinë e shprehjes dhe ato do të përpiqen t’i rrëzojnë me çdo mjet demokratik.



