Bardhi: Tentuan t’ia faturonin opozitës ligjin për amnistinë. I turpshëm ligji me Italinë

Bardhi: Tentuan t’ia faturonin opozitës ligjin për amnistinë. I turpshëm ligji me Italinë

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi në një dalje për mediat deklaroi se maxhoranca tentoi që t’ia faturonte ligjin për amnistinë penale, opozitës. Ai e cilësoi të turpshme faktin që u miratua marrëveshja me emigrantët, ndërsa lidhur me ligjin për zonat e mbrojtura u shpreh se do i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Besoj se e patë që në rendin e ditës nuk kishte asgjë të mirë për qytetarët. Ka kohë që parlamenti është shndërruar në një organ që nuk ka ligje në dobi të qytetarëve por janë ligje në dobi të një grushti njerëzish. Për shkak se nuk arritën dot për pazare të tyre, e tërhoqën ligjin për amnistinë, që nga një ligj humanitar, ku do të përfitonin qytetarët e zakonshëm, e shndërruar për të amnistuar ministra, drejtorë, kryetare bashkie të korruptuar të kësaj qeverie. Mbetet e papranueshme. Tentuan të mashtronin dhe opinionin publik, duke ia faturuar dhe opozitës. Por sot fatmirësisht u sqarua dhe ata u tërhoqën nga ky projektligj.

Ndërsa ligji i emigrantëve duke shprehur mirënjohjen tonë për mbështetjen që shteti italian na ka dhënë kjo marrëveshje tejkalon pritshmërinë e shqiptarëve për sa kohë që dëmton interesin e Shqipërisë, cënon Kushtetutën dhe kjo është e turpshme.

Dhe së treti ligji për zonat e mbrojtura planifikohet dhe një herë të vidhet dhe nxirren në treg pasuritë e shqiptarëve. Seanca e sotme vijon të jetë jo normale për sa kohë që nuk përmbushen të drejtat kushtetuese të opozitës. Padyshim që do ketë një vlerësim për aspektet e këtij projektligji dhe do e çoj në Kushtetuese.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy