
Avokati Kujtim Cakrani tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se Durana Tech Parka është një “ishull” ku bëhet evazion fiskal.
Sipas Cakranit, përmes këtij sistemi, i ngjashëm me inceneratorët, shumë kompani, që janë të 4–5 personave por që janë me emra të ndryshëm, janë të regjistruara në parajsën fiskale dhe vjedhin shtetin me ligj.
Oaz ku mund të bëhet evazion fiskal. Kemi dëgjuar për ishujt offshore, e njëjta gjë edhe Durana. Durana është sistem për inceneratorët. OSHEE paguan energji 30 mijë euro. Të gjithë kompanitë që duan të fshehin çdo gjë kanë krijuar një ishull të vogël që quhet Durana me qëllim që të fshehin detyrimin fiskal ndaj shtetit.
Është një parajsë fiskale ku grupe interesi të lidhur me pushtetin mund të bëjnë biznese pa paguar taksa shtetit. Është një parcelë e madhe, ku s’ka asnjë ndërtim.
Nuk ka asnjë shtyllë dhe paguhet për energjinë. Shumë kompani, që janë të 4–5 personave por që janë me emra të ndryshëm, janë të regjistruara në parajsën fiskale dhe vjedhin shtetin me ligj. Çfarë faj kanë këta biznesmenë kur shteti shqiptar, kur kryeministri, personat përgjegjës hedhin firmën dhe bashkëpunojnë me këto kompani?



