
Moti gjatë javës që sapo hymë pritet të jetë i kthjellët, sjell parashikimin Anira Gjoni nga IGJEUM.
Për ‘MCN live’ metereologia Gjoni, thotë se tërë javës do të kemi mot të kthjellët, më përjashtim të ditës së nesërme që do të na shoqëroj mot me reshje shiu në tërë vendin.
Përgjatë kësaj jave do të na shoqëroj mot i kthjellët, me përjashtim të ditës së nesërme që do të kemi reshje te dobëta shiu në të gjithë territorin.
Sa i përket temperaturave, presim që gjatë javës, temperaturat minimale të jenë të ulta dhe maksimalet do të qëndrojnë në vlerat që na kanë shoqëruar këtyre ditëve dhe janë relativisht të ngrohta.
Nëse i referohemi temperaturave minimale, për nesër , presim që në bregdet të regjistrohen 12°C, në zonat e ulëta 10°C dhe në zonat malore 5°C.
Për ditën e mërkurë presim një zbritje e minimale, ku në bregdet ato do të shënojnë 8°C, në zonat e ulta 4°C dhe në zonat malorë shkojnë deri në -1°C.
Sa i përket maksimumeve, në zonat bregdetare ato do të variojnë në 17°C, në zonat e ulta 1`8°C dhe në zonat malore shkojnë deri në 10°C.



