Gruaja e arrestuar me Durov lirohet pas marrjes në pyetje

Gruaja e arrestuar me Durov lirohet pas marrjes në pyetje

Një grua e re e arrestuar në Paris javën e kaluar së bashku me CEO të Telegram, Pavel Durov, thuhet se është liruar pas marrjes në pyetje, sipas mediave franceze. Është liruar edhe truproja e Durovit, ndërsa vetë miliarderi rus mbetet në paraburgim.

Yulia Vavilova, një eksperte kriptovalutash dhe transmetuese me bazë në Dubai, është parë me Durov në disa raste dhe ishte në avionin privat të manjatit kur ata zbritën në aeroportin Le Bourget.

Miliarderi rus i teknologjisë, i cili gjithashtu ka nënshtetësi në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Francë, u arrestua pasi avioni i tij u ul në Paris javën e kaluar. Autoritetet franceze pretendojnë se ai u arrestua si pjesë e një hetimi më të gjerë për aktivitete të supozuara të paligjshme në Telegram.

“Truproja dhe ndihmësi i tij, të cilët e shoqërojnë gjatë gjithë kohës, u intervistuan nga hetuesit përpara se të liroheshin, sipas një burimi të afërt me rastin”, shkruajti "Le Figaro". 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy