Kuvendi miraton Bledi Çuçin si ministër i Brendshëm dhe Milva Ekonomin si ministre e Bujqësisë

Kuvendi miraton Bledi Çuçin si ministër i Brendshëm dhe Milva Ekonomin si ministre e Bujqësisë

Me 97 vota pro, Kuvendi ka miratuar dy ministrat e rinj, atë të Brendshme, Bledi Çuçi dhe ministren e Ekonomisë, Milva Ekonomi.

12:05h- Ndryshon rendi i ditës në seancë/ Emrat e ministrave të rinj votohen sot në Kuvend

Dekretet për emërimin e ministrave të rinj do të kalojnë sot në seancën e sotme parlamentare.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ai ka që bëri kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës, e cila më pas ka marrë votat në Kuvend. Balla ka kërkuar që të votohen fletët e votimit.

“Kam depozituar një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës. Kam kërkuar të përfshihen në rendin e ditës dekretimet e presidentit për ndryshimet në qeveri. Për hir të konsensusit i kam kërkuar mirëkuptim tre kryetarëve te grupeve parlamentare, që edhe ata kanë shprehur dakordësinë për këtë ndryshim që ministrat e rinj të marrin detyrën sa më shpejt”, tha Balla.

“Sipas rregullores nuk ka kundër. Administrata e Kuvendit të përgatisë sipas dekretit  të përgatisë fletetë e voimit”, tha kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

11:02h- Kushtetuesja/ Gjoni: Duhen tre emra për kandidatë, Balla: Ta votojmë këtë moment historik

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, përkatësisht votimi për një anëtar, është përcjellur me debate në fillimin e kësaj seance parlamentare mes deputetit të opozitës parlamentare Ralf Gjoni dhe nënkryetaren e Kuvendit Vasilika Hysi.

Deputeti Ralf Gjoni në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë tha se po shkelet Kushtetuta pasi KED duhet të dërgonte tre emra për kandidaturë në vakancë ndërkohë që ai përpara ka vetëm një emër.

Sipas tij, kjo që po bëhet është skandaloze pasi është kundër ligjit.

 “Në që sapo parashtruat tani thatë se KED ka dërguar kandidaturën për vakancën në Gjykatën Kushteutee. Sipas kushtetuese, KED duhet të na dërgoj një listë me 3 emra, ju e dini këtë shumë mirë si juriste që jeni. Sot kam para meje një listë me një emër. Kushtetua më detyron që të përzgjedh 1 emër nga 3 emra në liste. Tani dua të di pse është futur një fletë e tillë votimi në kundërshtim të hapur me ligjin e cila u amendua e shkruar nga ekspert të OPDATE dhe Eurualis. Pse duhet ë votojmë në kundërshtim me rregullat? Sot dua të votojë për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, por jo kundër ligjit. Nëse diçka e tillë do të votohej në Francë, Angli, do bëhej skandal. Pse duhet të votojmë vetëm një emër dhe pse po thyejmë kushtetutën?! Ndaj zonja Hysi na e shpjegoji se pse sot deputetët ftohen që të thyejnë Kushtetutën!”, tha Gjoni.

Ndërkohë nënkryetarja Vasilika Hysi thotë se në kushtet që ndodhet sistemi i drejtësisë për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese brenda këtij viti si dhe ndikimit nga faktorët ndërkombëtar është vlerësuar që të kandidojë dhe një emër i vetëm.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka ftuar deputetët të mbështesin këtë moment historik teksa Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese”.

Balla tha se Kuvendi është institucioni i parë që përmbyll detyrimet e veta.

“Nuk e kuptoj debatin që po ndodh. Nuk jemi në komision të ligjeve, jemi në seancë plenare. Kuvendi i Shqipërisë ka autorizuar komisionin e çështjeve ligjore të verifikojë procedurat dhe madje të zhvillojë dhe intervistën me kandidatin. Kjo është një çështje e shteruar për sa i përket diskutimit dhe ftoj deputetët të mbështesin këtë moment historik ku Kuvendi i Shqipërisë është institucioni i parë që përmbyll detyrimet e veta që ka për sa i përket formimit të Gjykatës së re Kushtetuese”, deklaroi Balla.

09:06h-Seanca plenare e Kuvendit/ Diskutimi për buxhetin 2021 dhe zgjedhja e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese

 

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ku do të diskutojë disa projektligje të rëndësishme.

Në seancën e sotme, pika kryesore e ditës është miratimi i buxhetit për vitin 2021 të cilin Presidenti Ilir Meta e ktheu sërish për diskutim.

Poashtu, Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar””.

Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për një ndryshim në ligjin, “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Sot pritet të shqyrtohet edhe projektligji “Për disa ndryshime në ligjin, “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar””.

Sot do të shqyrtohet edhe projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për një ndryshim në ligjin “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar””.

Në shqyrtim do të merret sot edhe projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për armët”.

Sot do të diskutohet edhe projektligji “Për regjimin fiskal në sektorin hidrokarbur”.

Gjithashtu Kuvendi sot do të diskutojë edhe projektligjin “Regjistri Qendror i Llogarive Bankare”.

Sot do të shqyrtohet edhe projektligji “Për ndryshimet klimatike”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për faljen e detyrimeve të ushtarakëve ndaj fondit të sigurimeve shoqërore, të krijuara si diferencë nga rishqyrtimi i pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi”.

Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, si huamarrës, Bankës së Shqipërisë, si agjent për huamarrësin, dhe Bashkimit Evropian, si huadhënës, për ndihmën makrofinanciare për Shqipërinë”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Malit të Zi, përfaqësuar nga Zyra e Integrimit Evropian, dhe Komisionit Europian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mal i Zi-Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2019”.

Kuvendi pritet të shqyrtojë në seancën e sotme edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Europiane, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2019”.

Sot do të shqyrtohet edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Integrimit Europian, dhe Komisionit Europian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020, alokimet për vitin 2019”.

Kuvendi do të shqyrtojë sot edhe Dekretin e Presidentit të Republikës, “Për kthimin e ligjit “Për metrologjinë”.

Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy