Zgjedhjet/ Kalemaj: Opozita të ndezë motorët sa më parë! Mazhoranca nuk duket e relaksuar (VIDEO)

Zgjedhjet/ Kalemaj: Opozita të ndezë motorët sa më parë! Mazhoranca nuk duket e relaksuar (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj deklaroi në MCN Live se opozita duhet të ndezë sa më parë motorët dhe të dalë me kandidat të unifikuar në zgjedhjet lokale.

Kalemaj vë në dukje se qasja e mazhorancës nuk duket e relaksuar, ndonëse ka përballë një opozitë që duket e përçarë.

Përballë një opozite që duket e përçarë, duhet të kishim një qasje më të relaksuar nga mazhoranca, gjë që nuk po korrespondon. Kryeministri ka ndezur motorët, është duke punuar për të ruajtur atë kuotën prej 750 mijë votues. Opozita duhet të ndezë motorët sa më parë! duhet të dalë me kandidat të unifikuar, me program politik, në mënyrë që të jenë të besueshëm dhe të thyejnë disa nga bastionet e mazhorancës. Nuk duket se ka ndonjë prapavijë të fortë politike për të bindur qytetarët për domosdoshmërinë e amnistisë fiskale, ‘pasaportat e arta’, apo të flasësh që pedagogët po protestojnë. Këndvështrimi që kam është që kryeministri është gjatë gjithë kohës në fushatë elektorale. Por nuk mund të qeverisësh duke qenë përherë në fushatë. Në vendet e zhvilluara nuk ka nevojë të rrijë lideri gjatë gjithë kohës në ekran, fushatat zgjatin tre muaj. Në vende si Shqipëria këto janë pritshmëritë. Edhe opozita në Shqipëri nuk është normale, është agresive dhe dekonstruktive, ka edhe hallet e saj mes veti që e bën të jetë akoma më e radikalizuar. Kemi një qasje aspak konstruktive në raport me politikat publike”.

Kalemaj tha se patronazhistë ka edhe në vendet e Evropës Perëndimore, por nuk përdorin shantazhe si në Shqipëri, ku sipas tij ndodh një fenomen që në Amerikë ka ndodhur para 100 vjetësh.

Sipas Kalemajt opozita ka dobësi strukturore dhe nuk ka gjetur telat mes veti, çka favorizon PS-në për të fituar zgjedhjet. Sipas Kalemajt nëse do të kishim një opozitë më vibrante, qeveria do t’i kishte ditët e numëruara.

Në disa nga treguesit ne jemi më mirë se rajoni, ose aty-aty, inflacioni, trendi i eksporteve, në të tjera si çmimi i karburanteve jemi ndjeshëm mbi rajonin, edhe te çështja e rrogave dhe pensioneve, që janë goxha më poshtë rajonit, dhe këtu po e krahasoj edhe me Bosnjën dhe Kosovën, jo më me Serbinë. PS mbetet shumë e rrjetëzuar, ka një aparat të madh propagandistik që jo domosdoshmërisht reflekton nevojat e grupeve të shoqërisë, që aktualisht janë duke protestuar. Rrogat dhe pensionet s’janë as sa gjysma e vendeve të rajonit. Nëse rroga mesatare në Bosnjë shkon në 850 euro, dhe në Shqipëri është sa gjysma e kësaj! Në Kosovë, rroga e pedagogut, mjekut, është sa dyfishi i rrogës se pedagogëve në universitetet publike në Shqipëri. Flasim për realitete që Shqipëria kishte kohë për t'i realizuar. Është shtresa e mesme që sot po lë vendin sikur të jemi në luftë. Kjo është çfarë thonë statistikat, raportet, dhjetëra mijëra shqiptarë janë duke u larguar çdo vit nga Shqipëria. Edhe Vuçiç në Serbi ka 95 për qind fitore. Atje deputetë të opozitës janë 5 për qind. Kjo s’e bën Serbinë një shtet demokratik.

Këtu ka një asimetri. Fakti që PS vazhdon t’i fitojë zgjedhjet, është për shkak të dobësisë strukturore të opozitës. Nuk ka gjetur telat mes veti dhe aq më tepër me elektoratin. Nëse do kishim një opozitë më vibrante, kjo qeveri s’do t’i kishte ditët e gjata. Kam vite që e them që reforma territoriale-administrative është element që duhet ndryshuar me urgjencë. Por në kushtet që ka mosbesim të madh mes palëve, dhe dy palëve të opozitës... Ne kemi dy drafte nga opozita, por s’ka një konvergjencë mes tyre për t’iu imponuar palës tjetër, që në fund të ditës thotë që s’do lëvizim nga 61 bashkitë. Atëherë për çfarë u pyeten ekspertët?! Tani rajonet marrin peshë të rëndësishme, sidomos ato kufitare dhe ndërkufitare, për të thithur fondet e BE. Opozita të lërë zënkat për ‘mustaqet e Çelos’ dhe të bjerë dakord mes veti. Në momentin që futen në tavolinë pa pasur një vullnet të mirë, mendoj që pak gjë ka për të dalë dhe të dy palët do akuzojnë njëra-tjetrën për tradhti të elektoratit dhe Rama do të vijojë të fitojë zgjedhjet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy