
Në një konferencë lajmesh në Beograd presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndër të tjera u shpreh se do të merrte pjesë në takimin e datës 29 prill që do të mbahet në Berlin për bisedime me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emanuel Macron. Presidentin serb do ta shoqërojë kryeministrja e vendit Ana Brnabic.
Në këtë takim do të jenë të pranishëm dhe udhëheqësit e Kosovës Hashim Thaçi and Ramush Haradinaj.
Vuçiç, gjithashtu u shpreh se do të kërkojë takim me Vladimir Putin për të diskutuar rreth gjithçkaje në lidhje me çështjen kosovare.



