<p>Gerta Meta, eksperte e çështjeve ligjore, thotë se diskutimi për votën e emigrantëve e ka zbehur vëmendjen që u duhet kushtuar shqetësimeve që lidhen me rregullsinë e procesit në vend. Në studion e MCN TV, Meta tha se më shumë sesa për kornizën rregullatore që garanton një proces të ligjshëm, po flitet për kandidaturat.</p> <blockquote> <p><em>Ky proces është në një situatë të tensionuar politikisht. Për të ndihmuar procesin zgjedhor duhej të ishin miratuar ndryshimet. Duhet votuar ky ndryshim në Parlament. Por ndërkohë që kemi dy paralele, votën e diasporës nga njëra anë, ka edhe një lloj zbehjeje dhe mungese vëmendjeje përsa i përket shqetësimit që lidhet me votimin brenda vendit. </em></p> <p><em>Njerëzit kërkojnë informacion dhe siguri për listat, kandidatët, transparenca, garancia për zbatimin e ligjit të dekriminalizmit. Nuk flitet për programe, për vizione. Ne shikojmë që politika ka zgjedhur një tjetër qasje dhe nuk do të jetë afër votuesve dhe mbështetësve të vet. Jemi përpara faktit që listat do të jenë të hapura dhe të mbyllura. Këtu ka një lloj shqetësimi si do të jetë përfshirja e kandidaturave. </em></p> </blockquote> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/lqdAZCGn0J4?si=sdBtfKzXgFAWEt48" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>



