Gjermania do të ndajë 750 milion euro për vaksinën kundër Covid-19

Gjermania do të ndajë 750 milion euro për vaksinën kundër Covid-19

Qeveria gjermane vendosi në dispozicion 750 milionë euro që ta përshpejtojë procesin e prodhimit dhe zhvillimit të vaksinës kundër koronavirusit.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës të Gjermanisë, Anja Karlicek, ka potencuar se pothuajse 500 milionë euro nga buxheti do të dedikohen për studime shkencore dhe testimin e vaksinës, ndërsa 250 milionë euro do të dedikohen për zgjerimin e kapacitetit prodhues në Gjermani.

Një numër i madh i universiteteve dhe kompanive në mbarë botën, përfshirë edhe Gjermaninë, shpejtojnë të zhvillojnë vaksinë kundër Kovid-19, që u shkaktua nga pandemia.

Shkencëtarët e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe identifikuan qindra mutacione të koronavirusit, që e shkakton sëmundjen Covid-19, por asnjë nuk e ka konfirmuar se çfarë do të thotë kjo për përhapjen e virusit mes popullsisë dhe sa do të jetë efektive vaksina.

Në Gjermani më shumë se 170.000 njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri, ndërsa të paktën 7.484 persona kanë vdekur nga fillimi i epidemisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy