Zbulohet mashtrimi për bamirësi, kreu i fondacionit mblidhte para për të varfërit por...

Zbulohet mashtrimi për bamirësi, kreu i fondacionit mblidhte para për të varfërit por...

Policia e Korçës arrestoi një 42-vjeçar drejtor i një fondacioni bamirësie si dhe tre vajza të reja, vullnetare në këtë fondacion.

Sipas bluve të Korçës, ata u ndaluan, pasi mashtronin qytetarët duke i marrë para për të ndihmuar familje në nevojë.

Të tre u arrestuan, pasi gjatë ditës së djeshme u konstatuan në aksin rrugor Korçë-Pogradec duke ndaluar mjete të ndryshme dhe duke iu kërkuar atyre vlera monetare për fondacionin me pretendimin se do të ndihmonin një familje në nevojë në qytetin e Përmetit.

Nga hetimet dhe verifikimet e kryera rezultoi se ata nuk posedonin asnjë urdhër të shkruar apo autorizim, për të kryer këtë veprim. Gjithashtu shumat monetare të grumbulluara nuk arkëtoheshin sipas ligjit, me bllok tatimor nga ana e fondacionit si edhe tre vullnetaret nuk rezultojnë të siguruara.

Ndërkohë, drejtori i fondacionit "Shpresë dhe jetë", 42-vjeçari me inicialet A.M me banim në Tiranë do të procedohet për dy vepra penale, atë të “shpërdorimit të detyrës” dhe të “mashtrimit”.

Fondacioni është me qendër në Tiranë dhe është hapur në vitin 2017, por rezulton me mangësi në dokumentacione.

Procedohen në gjendje të lirë:

· A.M, 42 vjeç, banues në Tiranë (drejtor i një fondacioni)

Vullnetaret

· A.R, 22 vjeçe, banuese në Përmet,

· A.V, 21 vjeçe, banuese në Tepelenë,

· J.K, 25 vjeçe, banuese në Tiranë

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy