Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar në aksin rrugor "Elbasan-Peqin".
Burime policore bëjnë me dije se automjeti me drejtues shtetasin S. Gj., 39 vjeç, ka përplasur shtetasen B. B., 63 vjeçe, këmbësore.
63-vjeçarja është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit ku raportohet se fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkaqeve të plota të këtij aksidenti.



