Nika: Kryepeshkopi Anastas i bëri njerëzit të duan njëri-tjetrin dhe të kenë një mision. Idhull për minoritetin grek 

Nika: Kryepeshkopi Anastas i bëri njerëzit të duan njëri-tjetrin dhe të kenë një mision. Idhull për minoritetin grek 

Kreu i Partisë Mega Lefter Nika foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi lamtumirën e fundit që iu dha sot Kryepeshkopit Anastas Janullatos, tha se ai bëri njerëzit të duan njëri-tjetrin dhe të kenë një mision duke lënë pas vlera të çmuara. Nika vë në dukje se përtej frymës së fesë, në dimensionin kulturor të Janullatosit ndikoi edhe civilizimi helen. Ai shton se nëse shqiptarët përqafojnë të mira të helenizmit, “mund të krijojmë shumë gjëra bashkë”. 

Vuri bazën e rilindjes të çdo lloj gjëje, sa i përket ortodoksisë, por jo vetëm, edhe dashurisë, ajo çka lidh njerëzit e thjeshtë. I bëri njerëzit të duan njëri-tjetrin dhe të kenë një mision. Ai krijoi një rrugë të caktuar që i mori këta njerëz në krah dhe ishte mbështetja e tyre. Ata panë te fryma e tij dhe figura e tij një njeri hyjnor, që s’e kishin parë, kishin humbur çdo besim dhe vlerë të vetes së tyre. Ky ishte misioni i tij më i madh. Na la shumë vlera të çmuara, dhe ne jemi krenar si ortodoksë, por edhe si minoritet etnik grek, për një njeri që kontribuoi kaq shumë, jo vetëm për besimin por edhe shkollimin, edukimin e fëmijëve dhe klerikëve, dhe të shëndetësisë. Ky njeri hyjnor kishte jo vetëm mentalitetin si njeri, por kishte një frymë hyjnore e cila ishte brenda tij, dhe kjo ishte diçka që e shohim sot nga dashuria që ka rreth këtij nga këta njerëz. Nëse e marrim që në fillim rrugën e tij, do të shohim që krijohen vështirësira, por kjo të bën më të fortë. Ai ishte i kulturuar, pavarësisht nga feja, por edhe nga civilizimi helen. Me qenë se jam kryetar i partisë Mega, duam të kemi atë frymën që jep helenizmi, nëse shqiptarët shikojnë dhe përqafojnë të mirat që ka helenizmi, mund të krijojmë shumë gjëra bashkë. Ky është misioni ynë, këto që na la si vlera Anastasi”.

I pyetur mbi lidhjet e Kryepeshkopit Anastas me minoritetin grek, Nika tha se ai ishte një idhull, që mundi të krijojë përveç kishës edhe shkollat.

Ka kontribuar jashtë mase. E kishim si një idhull. Mundi të krijojë përveç kishës edhe shkollat, ku mësojnë jo vetëm djemtë minoritarë, por edhe shqiptarë. Shkolla kishte marrë frymë dashurie, që të kenë mirësi dhe të duheni si vëllezër me njëri-tjetrin. Duam që këtë kontribut fetar ta shpërndajmë pak më shumë, sepse kultura është më e gjerë se feja.

Sot pamë që kishte personalitete nga e gjithë bota, kjo tregon që krijoi në frymën e re atë vullnetin të cilin njerëzit duhet ta shikojnë dhe të jenë në krah të tij. Kjo i mungon sot shtetit shqiptar. S’ka një njeri që t’i marrë ato virtyte. Nuk u tregua realist si Anastisi. Anastasi mori diçka që e krijoi, e formoi, dhe e la sërish pas, s’e mori për veten e tij apo ta shfrytëzonte.  Sigurisht që duhet të vazhdojë, kushdo të jetë kryepeshkopi tjetër. Do desha të vazhdonte rrugën e tij dhe të sjellë sa më shumë njerëz të rinj”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy