Tushi: Martesa pas të 60-ave s’ka asgjë të keqe. Shoqëria shqiptare me moral të ndryshëm për burrat dhe gratë! (VIDEO)

Tushi: Martesa pas të 60-ave s’ka asgjë të keqe. Shoqëria shqiptare me moral të ndryshëm për burrat dhe gratë! (VIDEO)

Sociologu Gëzim Tushi tha në “Mcn Informacion” se në kohët e sotme nuk funksionojnë më si më parë determinimet moshore.

Tushi theksoi se martesa është lidhje emocionale, jo thjesht seksuale, prandaj një njeri që i ka kaluar të 60-at dhe ka humbur bashkëshortin, apo bashkëshorten, nuk ka përse të rrijë vetëm. 

Po ashtu sociologu vë në pah standardin e dyfishtë të shoqërisë shqiptare në lidhje me burrat dhe gratë që kanë humbur partnerin dhe dëshirojnë të rifillojnë një jetë të re. 

Drupal Ad

Jemi sot në një shoqëri postmoderne dhe kufijtë e martesës janë bërë shumë elastikë. Do të thotë që determinimet moshore nuk funksionojnë më si më parë. Ato politike dhe morale kanë rënë. Gjyshja apo gjyshi që humbte bashkëshortin ose bashkëshorten, as e shkonte në mendje…Ky lloj asketizmi buronte nga korniza morale, konsiderohej imoralitet në çfarë do lloj moshe. 

Një martesë për së dyti, apo për së treti, s’ka asnjë gjë të keqe, sepse duhet të largohemi nga banaliteti i sinjifikacionit seksual të martesës, është i domosdoshëm sepse martesa, e para është e domosdoshme, jo vetëm shmang vetminë, por është për lidhje emocionale, jo thjesht seksuale.

Pse duhet të rri i vetmuar një njeri, për shkak të një kornize morale që thotë ti të rrish vetëm?! Shoqëria shqiptare ka dy lloj moralesh, një për burrat, një për gratë. Një burrë e ka më të lehtë të kërkojë një grua, të martohet, ndërsa një grua është pritëse e ofertave që i vijnë nga jashtë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy