Oficerja e policisë pezullohet nga detyra, falsifikoi formularin e dekriminalizimit

Oficerja e policisë pezullohet nga detyra, falsifikoi formularin e dekriminalizimit

Një punonjëse e policisë është pezulluar nga detyra për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

M.D., n/komisare M.D me detyrë Specialiste Informacionirezulton e dënuar me 18 muaj burg për veprën penale “Shpërdorim detyre”, gjë të cilën nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit për punonjësit e shtetit, duke shënuar në formular si e padënuar.

Prokuroria ka kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, caktimin e masës së sigurimit personal për punonjësen e Policisë.

Gjykata në bazë të këtyre të dhënave ka vendosur caktimin e masave shtrënguese “Mosushtrim i detyrës” dhe “Detyrim paraqitjeje pranë Policisë Gjyqësore” për shtetasen në fjalë.

Kjo masë është marrë nën akuzën për veprën penale të “Falsifikimin e vulave, stampave dhe formularëve zyrtarë”, e parashikuar nga neni 190/1.a i Kodit Penal.

(Fotoja është ilustruese) 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy