
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, nën hetim tashmë me akuzën për korrupsion, të ngritur ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme, për rastin e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani në Tiranë, po shihet në forma të ndryshme për mënyrën se si u bë.
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të pa ekspozuarit” në MCN tv, shpreh mendimin se SPAK dhe i tërë spektri i drejtësisë kanë gisht në këtë çështje duke i sjellë si vegla politike.
Me këtë çështje që ka ecur që në fillim, janë testuar jo vetëm SPAK por të gjitha shkallët e drejtësisë.
Kjo çështje të mos ishte platitke këta duhet të vepronin me një zë. Prandaj edhe unë që në fillim e nisa që Berisha duhej hetuar, tani përfundimisht jam bindur se këta po sillen si vegla politike,
Procesi i cili duhej të ishte duartrokitur fillimisht, erdhi u bë surrogato, drejtësia jonë janë ‘masha’ politike.



