Koçibelli: Të dëmshpërblehen me urgjencë fermerët në Korçë! Situata dramatike (VIDEO)

Koçibelli: Të dëmshpërblehen me urgjencë fermerët në Korçë! Situata dramatike (VIDEO)

Kristi Koçibelli, anëtar i Këshillit Bashkiak të PD në Korçë, në një lidhje me skype për edicionin e lajmeve në MCN TV kërkoi që të ngrihet një grup vlerësimi në lidhje me dëmet e produkteve të fermerëve në Korçë, ku sipas tij situata është dramatike.

Koçibelli thekson se fermerët duhet të dëmshpërblehen urgjentisht, pasi kanë kryere investime me qindra mijëra euro, dhe tanimë s’paguajnë dot as kreditë e marra. 

PD dhe anëtarët e këshillit bashkiak të opozitës kanë qenë shumë pranë fermerëve. Ne kemi konstatuar një gjendje të jashtazakonshme dhe dëshpëruese që po përjetojnë fermerët. Në 7 dhe 10 prill, temperaturat e ulëta dhe ngricat kanë sjellë këtë fatkeqësi natyrore, produktet e tyre në frutikulturë, mollë, dardhë, qershi dhe kumbulla, nuk mund të vazhdojnë prodhimin e tyre pothuajse në 80 për qind të tyre. Kanë patur kontakte me ne dhe u jemi drejtuar institucioneve për vlerësimin e situatës dramatike dhe më pas të vazhdohet me dëmshpërblimin që u duhet bërë urgjentisht fermerëve të Korçës. Kërkojmë të ngrihet në mënyrë urgjente një grup vlerësimi, sepse edhe ligji e detyron bashkinë. Së dyti Këshilli i Ministrave të ngrejë grup të posaçëm për vlerësimin e dëmit dhe dëmshpërblimin. Vet ligji i detyron institucionet të bëjnë këtë që sapo unë thashë. Ne kërkojmë që vlerësimi të bëhet në mënyrë urgjente sepse situata është dramatike. Produktet janë të pamundura të vilen në 100 për qind të prodhimtarisë së tyre. Fermerët kanë kryer investime me qindra mijëra euro, nuk mund të paguajnë dot kreditë që kanë marrë, s’mund të paguajnë më taksat”.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy