Besimtarët e krishterë festojnë 6 janarin, ditën e Ujit të Bekuar

Besimtarët e krishterë festojnë 6 janarin, ditën e Ujit të Bekuar

Besimtaret ortodokse dhe katolike kudo në botë festojnë sot ditën e Ujit te Bekuar që njihet si dita e bekimit të Zotit.

Me rastin e kësaj dite organizohen mesha të cilat shoqërohen me lutje të ndryshme me bekimin e ujit dhe marrjen e këtij uji nga besimtarët.
Në Korçë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Fier, Berat, Elbasan, Durrës dhe në shumë qytete të tjera të vendit mbahet ceremonia e hedhjes se kryqit në ujë nga një klerik.

Besimtaret me pas nxitojnë për të nxjerrë kryqin nga uji i cili hidhet në lumenj apo liqene.

Sipas ritit për të marrë kryqin duhet të futen në ujë të rinj meshkuj dhe ai që e merr i pari konsiderohet i bekuar dhe me mbarësi për këtë vit.

Sipas Biblës, kjo ditë përkon me mbrëmjen kur tre dijetarë panë në qiellin e Betlehemit në Jeruzalem, yllin, i cili paralajmëronte lindjen e Birit të Zotit, Jezu Krishtit.

 Të tre dijetarët, Melchiorri, Baldassari dhe Gasperi, u nisën nga vende të ndryshme për të parë dhe për t’i ofruar dhuratat e tyre Jezu Krishtit fëmijë.

Në lidhje me këtë festë ka lindur shumë kohë më parë, në disa vise të Italisë, edhe legjenda e Befanës.

Që atëherë kjo festë, është bërë e rëndësishme dhe e shumëpritur nga fëmijët.

Befana përfaqëson një plakë të shëmtuar, e cila tremb fëmijët me pamjen e saj, por në të njëjtën kohë ajo është edhe zemërmirë, sepse i jep atyre dhurata.

Kjo ditë rifilloi të kremtohej në Shqipëri vetëm pas viteve ’90-të. Për shumë vite gjatë sistemit komunist ajo konsiderohej një festë e ndaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy