Thaçi, Vuçiç dhe Mogherini takohen në Bruksel (FOTO)

Thaçi, Vuçiç dhe Mogherini takohen në Bruksel (FOTO)

Këtë mëngjes, shefja e BE-së për diplomaci dhe siguri, Federica Mogherini ka takuar në Bruksel presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ata janë takuar në kuadër të mëngjesit jo formal të punës nikoqire është shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.

Në Komisionin Evropian më herët kanë thënë se të dy presidentët do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve duke pasuar pajtimin e muajit korrik se do të fillojnë të përgatisin një periudhë të re të këtyre bisedimeve, shkruan lajmi.net.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, qenë takuar më 3 korrik dhe pas atij takimi thanë se janë pajtuar që bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve të hyjnë në një periudhë të re, ku do të diskutohen çështje më me peshë sesa aspektet teknike. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy